Lautaro shënon golin e 200 në Champions për zikaltërit

Futboll

Lautaro shënon golin e 200 në Champions për zikaltërit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:59
Lautaro

Goli i shënuar prej tij është i 200-ti për Interin në Champions League, por nuk mjaftoi për të sjellë një tjetër fitore në këtë fillimsezoni për Interin. Lautaro Martinez pranoi vështirësitë në fund të ndeshjes, duke kërkuar të motivojë të tijtë për të kthyer menjëherë faqe.

“Nuk e nisëm ndeshjen siç donim dhe ashtu siç ishim përgatitur për të.

Ata na vendosën në vështirësi në 45 minutat e para, pastaj me zëvendësimet arritëm të ngriheshim në këmbë, sepse pjesa e parë ishte për t’u harruar.

Duhet të përmirësohemi shumë, ky është fillimi.

E rëndësishme është që nuk humbëm”, ishin fjalët e para të kapitenit, që vazhdoi duke marrë përgjegjësitë pasi e konsideroi performancën jo në nivelin e Interit.

“Nuk e kemi nënvlerësuar ndeshjen, ishim të gjithë gati.

Trajneri bëri zgjedhjet e tij, por duhet të kujtojmë se Real Sociedadi është një ekip i fortë që ka vënë shumë skuadra në vështirësi dhe sot e bënë me ne.

Meritë edhe për ta”. I pyetur mbi sinjalet e marra nga kjo ndeshje, argjentinasi tha: “Jemi të vetëdijshëm që kemi rifituar kontrollin e ndeshjes, është një rrugëtim i gjatë pjekurie, kështu që e rëndësishme është të mos humbasim. Por ne e dimë që nuk luajtëm në nivelin tonë, duhet të ngrihemi, të mendojmë për kampionatin menjëherë, por mbi të gjitha të ngremë nivelin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat