Dinamo e Zagrebit demolon Astanën, më 5 tetor në Prishtinë

Futboll

Dinamo e Zagrebit demolon Astanën, më 5 tetor në Prishtinë

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Dinamo e Zagrebit ka treguar lojë të mirë duke e demoluar me rezultat 5:1 Astanën e Kazakistanit, në takimin e parë të Grupit C të Conference League.

Dinamovitët nuk ka lejuan befasi në “Maksimir”.  

Golat i realizuan Petkoviç (43' - nga penalltia e 53' - nga penalltia), Bulat (58'), Marin (85’), Haliloviq (90+3') dhe për Astanën shënoi Hovhannisyan (78’).

Dinamo kryeson me 3 pikë, pasojnë Plzeni 3, Ballkani 0 dhe Astana është në fund me 0 pikë.

Më 5 tetor Dinamo do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të takohet me Ballkanin e Therandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat