Tragjedi në Varshavë! Tifozi humb jetën aksidentalisht

Futboll

Tragjedi në Varshavë! Tifozi humb jetën aksidentalisht

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Një tifoz ka humbur jetën pas përfundimit të ndeshjes mes Legias së Varshavës dhe Aston Vilës e vlefshme për Ligën e Konferencës.

42-vjeçari u përpoq të dilte nga stadiumi për të shmangur turmën dhe për të shkurtuar rrugën, por gjërat përfunduan keq.

Pasi u hodh nga shkallët ai u rrëzua në rrugë dhe humbi ndjenjat.

Pavarësisht tentativave të tifozëve të pranishëm për ta mbajtur në jetë, tifozi ndërroi jetë.

Në momentin e tragjedisë ishte prezent edhe një prokuror publik teksa të gjithë dëshmuan se ishte një vdekje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat