Xavi, i pakënaqur me lojën

Futboll

Xavi, i pakënaqur me lojën

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 00:08
Xavi

Xavi Hernández foli me entuziazëm për fitoren me përmbysje të Barcelonës ndaj Celtas (3-2), por e bëri të qartë se nuk i ka pëlqyer loja e lojtarëve e tij, të cilët në fund, gjithsesi, reaguan më shumë me krenari.

“Ishte një rikthim spektakolar, ne besuam deri në fund, treguam guxim dhe besim dhe rikthimi është brutal”, shpjegoi trajneri i Barçës për Movistar:

“U rrëmbyem shumë dhe këtë do ta analizojmë”.

Për zëvendësimet e kryera (shumë sulmues në fushë) dhe vendosjen e lojtarëve jashtë pozicionit të tyre natyral, ai tha se “kur nuk luan mirë, duhet të marrësh gjëra të tjera në konsideratë dhe ne kemi rrezikuar shumë. Me 0-2 kishim për të rrezikuar, nuk kishim zgjidhje tjetër, Luanim vetëm me dy mbrojtës…

Në fund doli mire, sepse i gjithë ekipi besoi deri në fund”.

Një nga ndryshimet ishte aktivizimi i Raphinhas më shumë si lojtar i brendshëm sesa si anësor:

“I thashë Raphinhas dhe Laminës se mund të ndryshonin pozicionin. Cancelo u shfaq në korridorin e brendshëm dhe bëri rezultatin 2-2.

Por nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe ne duhet të përmirësohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat