Situata te Milani, lajme të mira për Piolin, dy lojtarë drejt rikthimit në fushë

Futboll

Situata te Milani, lajme të mira për Piolin, dy lojtarë drejt rikthimit në fushë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 16:41
Milani

Suksesi 1-0 në shtëpi ndaj Veronës riktheu qetësinë në kampin e Milanit, pas zhgënjimit të madh në derbi. Gjithashtu, edhe situata e lojtarëve të dëmtuar po shkon drejt përmirësimit.

Trajneri Stefano Pioli mori shenja pozitive nga Mike Maignan dhe Theo Hernandez në seancën stërvitore të kuqezinjve këtë mëngjes. Të dy lojtarët munguan në takimin që kaloi, pasi patën probleme të vogla fizike në ndeshjen e Champions League me Newcastle United.

Milani po  përgatitet për ndeshjen e tyre të radhës kundër Cagliarit të mërkurën, një tjetër ndeshje që duhet fituar, pasi kërkohet të mbahet ritmi i duhur me liderin e kampionatit, Interin, me këta të fundit që kryesojnë +3 ndaj kushërinjve.

Davide Calabria vazhdoi programin e tij të personalizuar të stërvitjes dhe Rade Krunic do t’i nënshtrohet një sërë testesh këtë pasdite për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij. JS

Theo Hernandez pritet të jetë titullarë kundër Cagliarit të mërkurën, por Maignan mund të pushojë, me Marco Sportiello që është gati për të dhënë më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat