Lajme të mira për Ten Hag

Futboll

Lajme të mira për Ten Hag

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 15:21
Ten Hag

Erik ten Hag po shpreson që Sergio Reguilon, Christian Eriksen dhe Scott McTominay do të rikthehen për United në ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace.

Treshja në fjalë mungoi në fitoren 3:0 të United ndaj Crystal Palace në Carabao Cup për shkak se ishin të sëmurë.

Reguillon nuk u rikthye në qendrën stërvitore Carrington të United pas ndeshjes ndaj Burnleyt, dhe më pas iu kërkua të qëndronte larg klubit për shkak të frikës së mund të përhapë ndonjë virus.

Në anën tjetër, Eriksen dhe McTominay pritej që të luanin ca minuta në ndeshjen ndaj Crystal Palace, por që asnjëri nuk mundi të përfshihej dhe munguan në ndeshje, ndërsa pritet që në vikend të jenë të gatshëm për Ten Hag. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat