Ismajl Beka në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Futboll

Ismajl Beka në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:49
Ismajl Beka

Ismajl Beka po shkëlqen në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Luzernit.

Qendërmbrojtësi i Kosovës ka vazhdimisht statistika shumë të mira dhe paraqitjet e tij në fushë po e tregojnë një gjë të tillë.

Në kuadër të xhiros së gjashtë, Luzerni ka marrë një barazim të vlefshëm në udhëtim te Baseli 1-1 dhe Beka ishte më i miri në fushë.

23-vjeçari është vendosur në formacionin e javës nga SofaScore në elitën e futbollit zviceran.

Luzerni po paraqitet mjaftë mirë këtë edicion, ku pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.

Te kjo skuadër janë edhe futbollistë tjerë shqiptarë si Kemal Ademi, Ardon Jashari dhe Denis Simani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat