Vedat Muriqi i papërmbajtshëm, Mallorca barazon me Vallecanon e Balliut

Futboll

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm, Mallorca barazon me Vallecanon e Balliut

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:20
Muriqi - majtas

Mallorca në udhëtim ka barazuar me rezultat 2:2 me Rayo Vallecanon. 

Futbollisti Garcia në minutën e 4-të kaloi në epërsi Vallecanon. 

Në minutat vijues Mallorca këndellet dhe ka përmbysur epërsinë e vendasve. 

Në minutën e 44-të, Vedat Muriqi ashtu si di ai, ka realizuar për rezultatin 1:1. 

Sanchez në minutën e 59-të ia siguroi fitoren Mallorca-s.

Në minutën e 90+12 Falcao ka realizuar nga penalltia, për të barazuar rezultatin 2:2.

Ivan Balliu ka luajtur standard për Vallecanon dhe Muriqi për Mallorca-n.

Pas javës së tetë në kampionatin spanjoll, Vallecano zë vendin e 7-të me 12 pikë dhe Mallorca renditet në të 14-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat