Hajduk mposht Dinamon me golin e Sahitit

Futboll

Hajduk mposht Dinamon me golin e Sahitit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Hajduk Split ka fituar derbin e madh kroat kundër Dinamo Zagreb dhe reprezentuesi kosovar, Emir Sahiti ka qenë ai që ka bërë më së shumti për triumfin. 

Në ndeshjen që është mbyllur me rezultat minimal 1-0 ka qenë pikërisht Sahiti ai i cili ka realizuar golin e fitores. 

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e nëntë kur kosovari e ka shndërruar në gol një top të dhënë nga bashkëlojtari i tij, Krovinovic. 

Pas kësaj ndeshje, Hajduk kryeson kampionatin kroat me njëzet e një pikë. Në vendin e dytë gjendet Rijeka me nëntëmbëdhjetë pikë, ndërsa në vendin e tretë Dinamo me gjashtëmbëdhjetë pikë po me një ndeshje më pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat