Titullari i Realit nuk ia del për ndeshjen me Napolin

Futboll

Titullari i Realit nuk ia del për ndeshjen me Napolin

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:34
Reali

Në Madrid kishte optimizëm në lidhje me David Alabanë para ndeshjes kundër Napolit.

Por përfundimisht, trajneri Ançeloti nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin austriak.

Ai nuk ia ka dalë të riaftësohet në kohë dhe ka vendosur të qëndrojë në Madrid, ku do të vijojë me terapinë për riaftësimin e tij.

Mungesa e Alabasë përbën një problem për Ançelotin, i cili veç austriakut nuk ka as Eder Militaon, i cili do të mungojë deri në fund të sezonit.

Në mungesë të austriakut, titullar në qendër të mbrojtjes kundër Napolit pritet të jetë kapiteni Naço Fernandez, që do t’i bëjë shoqëri në qendër Antonio Rydigerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat