Futbollistët sulmuan gjyqtarin në Bosnje! Futet në fushë edhe e dashura e gjyqtarit, ja çka ngjau!

Futboll

Futbollistët sulmuan gjyqtarin në Bosnje! Futet në fushë edhe e dashura e gjyqtarit, ja çka ngjau!

Nga: K. Goca Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:48
E dashura e gjyqtarit futet në fushë

Për t’i ndjekur gjyqtarët nga ana e futbollistëve gjatë ndeshjeve të ligës së ulët nuk është diçka e re, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Por që një vajzë të hyjë në fushë për të mbrojtur të dashurin e saj nga një futbollist, kjo është diçka e re!

Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Gradishka, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pasi gjyqtari kryesor sinjalizoi fundin e lojës, lojtarët e një skuadre u vërsulën drejt tij në vend që të shkonin në teshatore.  

Të pakënaqur nga referimi, donin të merreshin me të, por nuk e kishin idenë se çfarë rreziku fshihej pas tyre.

Përkatësisht, e dashura e gjyqtarit të sulmuar ka vrapuar në fushë për ta mbrojtur atë.

Dhe ajo ia doli me këtë, pasi i dashuri i saj kaloi pa asnjë gërvishtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat