Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Barcelona - Real Madrid

Futboll

Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Barcelona - Real Madrid

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:48
Pamje nga një ndeshje

“Klasikja” e parë e sezonit në La Liga, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll, tashmë ka një datë dhe orë.

Dueli mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të zhvillohet më 28 tetor duke nisur nga ora 16:15.

E veçanta e kësaj sfide është se për herë të parë në histori ajo do të luhet në stadiumin olimpik të Barcelonës.

Klubi i Barcelonës ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë të madhe dhe çmimet janë disi të kripura.

Çmimet e ndenjëseve variojnë nga 179 euro, që është më e lira, deri tek ato më të shtrenjtat në tribunën 1, që kushtojnë 495 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat