Cikalleshi rikuperohet nga dëmtimi

Futboll

Cikalleshi rikuperohet nga dëmtimi

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:53
Cikalleshi

Pas rikuperimit të Uzunit dhe Brojës, Sylvinho merr një tjetër lajm të mirë para ndeshjeve të tetorit. Sokol Cikalleshi me shumë mundësi do të jetë në listën e Kombëtares.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, lojtari është kthyer nga dëmtimi dhe ndodhet në stërvitje me ekipin.

Tani mbetet të shihet nëse Cikalleshi do të aktivizohet në ndeshjen kundër Hatajaspor.

Sulmi kuqezi duket në top formë, pasi kanë shënuar edhe gola së fundmi për skuadrat e tyre. Prania e Cikalleshit në Kombëtare, përveç përvojës, është e nevojshme kundër një rivali si Çekia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat