Muja fantastik, shënon gol në fitoren e thellë të Antwerpit

Futboll

Muja fantastik, shënon gol në fitoren e thellë të Antwerpit

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 18:46
Arbnor Muja

Arbnor Muja ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e tij Antwerp duke shënuar edhe sot në fitoren e skuadrës së tij ndaj Eupen me rezultat 4-1.

Sulmuesi anësor e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe arriti të shënojë gol në minutën e fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar.

Ky ishte goli i tretë i Mujës këtë kampionat në elitën e futbollit belg, ndërsa ka edhe një asistim.

Muja për paraqitjen e sotme nga SofaScore u vlerësua me notën 7.1.

Përveç golit ai kishte edhe dy gjuajtje në portë dhe dy jashtë saj, ndërsa kishte 68 prekje të topit në lojë.

Ai kishte 46 pasime dhe prej tyre 41 i kompletoi, ndërsa shtoi edhe një pasim kyç për bashkëlojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat