Guler rikthehet në stërvitje me “galaktikët”

Futboll

Guler rikthehet në stërvitje me “galaktikët”

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:22
Pamje nga një stërvitje

Guler rikthehet në stërvitje me “galaktikët”!

“Fantazisti” 18-vjeçar i mesfushës, Arda Guler u transferua me shumë bujë, në muajin korrik, nga “gjigandët” turq të Fenerbahce, drejt “galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo për shkak të një dëmtimi në ijë, talenti turk ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e “los blancos”.

Mirëpo, pritjes duket se po i vjen fundi, me Guler që ka rifilluar stërvitjen individuale dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet teknikut Ancelotti, për t’u stërvitur me ekipin e plotë të “galaktikëve”, të cilët po bëhen gati për një sërë ndeshjesh spektakolare, siç është dhe ajo ndaj “katalanasve” të Barcelona, më 28 tetor.

Ndërkaq, kujtojmë se i transferuari për shifrën e 30 milionë eurove, fillimisht dëmtoi meniskun dhe iu nënshtrua një operacioni, ndëra tani, siç theksuam dhe më lart po rikuperohet pas një dëmtimi në ije..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat