Montella do të debutojë në pankinën e kombëtares turke

Futboll

Montella do të debutojë në pankinën e kombëtares turke

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:28
Montella

Trajneri italian, Vincenzo Montella do të debutojë në pankinën e kombëtares turke në transfertën kundër Kroacisë, e programuar për datën 12 tetor, përballje kjo e vlefshme për grupin D të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Ish-tekniku i Milan e Fiorentina është tepër entuziast për nisjen e kësaj “aventure” të re në karrierën e tij, teksa theskon se dëshiron të qëndrojë gjatë në stolin e Kombëtares turke, madje deri në europianin e vitit 2032, i cili do të zhvillohets mes Italisë e Turqisë.

“Euro 2032 do të jetë një Evropian i organizuar nga dy kombe shumë të talentuara, dy vende me histori mijëravjeçare.

Do të doja të isha trajneri i Turqisë pas nëntë vitesh, do të doja shumë, pse jo”,- u shpreh Montella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat