Rabiot: Messi nuk e meriton

Futboll

Rabiot: Messi nuk e meriton

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:52
Rabiot

Ditët kalojnë dhe data e dhënies së Topit të Artë 2023 është gjithnjë e më afër.

I fundit që ka dhënë mendimin në lidhje me fituesin e mundshëm të çmimit prestigjioz ka qenë mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot.

“Dëgjoj të gjithë të thonë se nuk ka dyshim, fituesi do të jetë përsëri Messi”, deklaroi Adrien Rabiot për Rmc Sport. “Sipas mendimit tim, të paktën në nivel sportiv, dhënia e çmimit do të luhet mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland .

“E përjashtoj Leo-n sepse këta të dy kanë qenë fantastikë.

Është e vështirë të thuash se kush do ta fitojë, fillimisht duhet të kuptojmë se mbi cilat kritere bazohen. Në çdo rast, jo të gjithë do të bien dakord”.

Në të vërtetë, Mbappe dhe Haaland kanë zhvilluar dy sezone të jashtëzakonshme. Megjithatë,  Kupa e Botës e Lionel Messit peshon vërtet shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat