Reja “fërkon sytë” nga tribuna në “Air Albania”

Futboll

Reja “fërkon sytë” nga tribuna në “Air Albania”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 23:27
Reja

Ish-trajneri i Kombëtares Edy Reja ka ndjekur nga afër, në “Air Albania”, ndeshjen Shqipëri-Republikë Çeke që u fitua me rezultatin 3-0 nga “kuqezinjtë”.

Duke folur për këtë çështje nga emisioni “Kuqezi” në “SuperSport”/Digitalb, ish-futbollisti i Kombëtares, Arjan Peço u shpreh se Reja ka po ashtu merita me punën që ka bërë te skuadra shqiptare.

“Kombëtarja ishte një gërmadhë pas Panuccit dhe Edy Reja bëri një punë të mirë, ka sjellë lojtarë të rinj në Kombëtaren shqiptare.

Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt që i është bërë qejfi për këtë fitore.”-u shpreh Peço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat