Spanja sfidon Haalandin

Futboll

Spanja sfidon Haalandin

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 14:10
Luis de la Fuente

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka mbetur i kënaqur pas fitores që kombëtarja e tij arriti ndaj Skocisë me rezultatin 2:0.

Sukses që afron iberikët më fazën finale të Euro 2024, në një grup ku ndodhet edhe Norvegjia.

Pikërisht ndaj ekipit nordik, ditën e diel, Spanja do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës. “Gjatë ndeshjes me Skocinë punuan shumë në mesfushë, pasi donim të shfrytëzonim hapësirat që kishim krijuar.

Për pasojë, arritëm të shënojmë dhe fitojmë”, tha De La Fuente.

“Skocia është një rival i fortë, që në vuri në vështirësi, por i kishim studiuar dhe e dinim që nuk do të shënonim menjëherë. Ne kemi mbrojtës shumë të fortë, që dominojnë me lojën e tyre. Ata do të dinë të bëjnë punën e tyre edhe ndaj Norvegjisë”, tha De La Fuente.

Në fund, trajneri spanjoll i lëshon sfidën Erling Haaland në prag të ndeshjes së ditës së diel: “Ata kanë një sulmues të madh që do të na vërë në një provë të fortë. Por ne kemi treguar se kemi një mbrojtje solide, më të fortën në botë dhe kjo duket nga fakti ëq pësojmë pak gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat