Infantino me një mesazh solidariteti

Futboll

Infantino me një mesazh solidariteti

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:36
Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka shkruar krerëve të federative të futbollit izraelit dhe palestinez, duke shprehur ngushëllimet e tij për luftën e tmerrshme që nisi javën e kaluar në një konflikt që ka marrë më shumë se 2700 jetë deri më tani.

Letra e Infantinos vjen pasi presidenti i UEFA-s, Ceferin i shkroi gjithashtu kreut të Federatës së Futbollit të Izraelit për të shprehur ngushëllimet e tij.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të thella për Federatën e Futbollit të Izraelit dhe Federatën e Futbollit të Palestinës në dritën e dhunës së tmerrshme që ka ndodhur ditët e fundit”, shkroi Infantino.

“Është zemërthyese dhe tronditëse të shohësh një rajon, njerëzit e të cilit kanë njohur vuajtje kaq të thella për kaq shumë kohë, të vuajë edhe më shumë.

Bota e futbollit qëndron fort në solidaritet me popullin e Izraelit dhe Palestinës dhe me të gjitha viktimat e pafajshme që kanë paguar një çmim të papërshkrueshëm.

FIFA i bashkohet thirrjes për një fund të menjëhershëm të armiqësive dhe për lehtësim të menjëhershëm nga vuajtjet e njerëzve të Izraelit dhe Palestinës.

Sigurisht, ne e dimë se futbolli nuk mund të zgjidhë problemet e botës, por ai mund të luajë qëoftë edhe një rol të vogël për të sjellë një dritë shprese aty ku duket se ka vetëm errësirë përpara”, shtoi presidenti i FIFA-s, duke vënë në dukje se federate globale do të japë një ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat