Rrahmani jep premtimin: Do të kthehem edhe më i fortë

Futboll

Rrahmani jep premtimin: Do të kthehem edhe më i fortë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:28
Rrahmani

Albion Rrahmani po shpreson që të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës, pas lëndimit të rëndë që mori ditë më parë.

Ndeshja e tij e parë si titullar me Kombëtaren e Kosovës mund të jetë e fundit e tij për këtë vit.

Sulmuesi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës.

“Do të bëj sërish një sërë ekzaminimesh dhe më pas do të shoh se çfarë duhet të bëj.

Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në fushë. Dua t’u premtoj të gjithë tifozëve të Rapid se do të kthehem më i fortë se kurrë.

Më dhemb shumë sepse është dëmtimi im i parë”, tha sulmuesi kosovar para gazetarëve, teksa ishte duke qëndruar në karrocë.

“Mendoj se është një frakturë, por do të shoh sonte pasi të bëj disa analiza të tjera.

Nuk e di sa kohë do të jem jashtë, shpresoj të kalojnë më pak se 3 muaj. Është shumë e vështirë për mua.

Kam pasur një fillim të mirë në Rapid. Shpresoj që skuadra t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të mos më mungojë në fushë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat