Çekia dhe Polonia mund “të gëzojnë” që sot Shqipërinë

Futboll

Çekia dhe Polonia mund “të gëzojnë” që sot Shqipërinë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:28
Pamje nga një ndeshje

Fushata e eliminatoreve të vlefshme për një vend në fazën finale të “Gjermani 2024” vazhdon edhe sot.

Ndeshjet me më shumë interes janë ato të Grupit E, ku rivalet e Shqipërisë mund të kualifikojnë zyrtarisht të besuarit e Silvinjos nëse nuk marrin fitore.

Republika Çeke do të presë në Plzen ishujt Faroe në orën 18:00. Formacioni i Silhavit është i dënuar për të fituar pasi vetëm kështu do të mbante gjallë shpresat për kualifikim si dhe të ushtronte presion mbi Poloninë.

Po sot në orën 20:45 skuadra polake pret në shtëpi ekipin e Moldavisë.

Edhe për Poloninë dueli i sotëm vlen shumë pasi është në kuotën e 9 pikëve dhe nëse merr një fitore atëherë në takimin e radhës, atë kundër Çekisë do të luante një finale të vërtetë pasi rivalët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat