Çekia vuan ndaj Ishujve Faroe, një penallti e shpëton nga turpërimi

Futboll

Çekia vuan ndaj Ishujve Faroe, një penallti e shpëton nga turpërimi

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 20:08
Pamje nga ndeshja

Humbja ne “Air Albania” përballë Shqipërisë u duk qartë se kishte lënë trauma në përfaqësuesen çeke, që vuajti shumë për të marrë tri pikët në shtëpi me Ishujt Faroe.

Deri në minutën e 76-të rezultati ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe u desh një 11-metërsh i akorduar për prekje të topit me dorë që Çekia të kalonte në epërsi, falë ekzekutimit të saktë të Soucek.

Gjithsesi, duhet theksuar që gjatë pjesës së parë Ishujt Faroe ishin me fat, pasi vendësit goditën dy herë shtyllën me Sadilek dhe Hlozek.

Më këtë sukses, Çekia ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 11 pikëve dhe me dy fitore në ndeshjet e fundit, përballë Polonisë dhe Moldavisë siguron kualifikimin në Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat