Rumania e merr kryesimin e grupit ku është Kosova

Futboll

Rumania e merr kryesimin e grupit ku është Kosova

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 23:13
Pamje nga ndeshja

Rumania ka fituar kundër Andorrës dhe e ka marrë kryesimin e Grupit I për kualifikimet e Euro 2024, në të cilin bën pjesë edhe Kosova.

Kjo për shkak se Zvicra ka barazuar me Bjellorusinë dhe nuk e ka ruajtur pozitën e liderit në grup. 

Rumania ka fituar thellë kundër Andorrës.

E ka bërë me rezultat 4-0. 

Ndërsa Zvicra dhe Bjellorusia kanë barazuar me rezultat 3-3. 

Nga i njëjti grup ka pasur të zhvillohet sonte edhe takimi tjetër mes Kosovës dhe Izraelit, mirëpo ai është shtyrë në kohë të pacaktuar për shkak të shpërthimit të konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit.

Rumania tashmë pas ndeshjes së sontme ka tubuar gjashtëmbëdhjetë pikë, një më shumë se Zvicra, që është në vendin e dytë. Izraeli gjendet në vendin e tretë në grup me njëmbëdhjetë pikë, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë. Bjellorusia gjendet në vendin e pestë me gjashtë pikë, ndërsa Andorra në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat