Stanisllav Ivanov, futbollist i kombëtares së Bullgarisë, ka folur pas humbjes me rezultat 0:2 ndaj Shqipërisë, në miqësoren që u zhvillua në “Air Albania” në Tiranë.
“Kemi luajtur kundër një skuadre mjaft të mirë, e cila është e para në grupin e saj dhe gati u kualifikua në Europian.
Nuk justifikohemi, arsyeja jemi vetëm ne.
Kemi bërë shumë gabime.
Në pjesën e parë na shënuan një gol.
Fajin e kemi ne futbollistët.
Në ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë pak situata dhe nuk jemi një skuadër aq e klasit që mund të shënojmë gol nga një pozicion”, tha Ivanov..