Silvinjo kalon De Biasin dhe barazon Rejan

Futboll

Silvinjo kalon De Biasin dhe barazon Rejan

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 00:38
Silvinjo

Kombëtarja shqiptare e futbollit nën drejtimin e brazilianit Silvinjo po kalon një nga periudhat më të suksesshme të historisë së saj.

Tekniku brazilian e nisi me një humbje ndaj Polonisë, por më pas kanë vijuar rezultate pozitive që po shtyjnë kuqezinjtë drejt Euro 2024.

Nuk janë pak, por 6 të tillë radhazi, me 5 fitore dhe 1 barazim, teksa duhet theksuar se vetëm një nga këto ndeshje ka qenë miqësore, pikërisht kjo e fundit ndaj Bullgarisë.

Kësisoj, trajneri brazilian, në pak muaj ka kaluar rekordin e 5 ndeshjeve radhazi pa humbje të Xhani De Biasit, teksa ka arritur në kuotën 6 pikërisht italianin tjetër, Edi Reja.

Ky i fundit, nga tetori 2020, deri në marsin 2021, nuk njohu asnjë humbje, i mposhtur më pas nga Anglia që ndali këtë seri pozitive.

Tashmë Silvinjo në nëntor ka mundësinë që të barazojë rekordin e ndeshjeve pa humbje të kuqezinjve. Ai i përket periudhës së të ndjerit Josip Kuzhe, i cili nga marsi i vitit 2010, deri në tetorin e atij viti regjistroi 8 sfida pa njohur disfatë, ku 5 ishin fitore e 3 barazime. Por duhet theksuar se nga ato, vetëm 3 sfidat e fundit ishin zyrtare, pasi 5 ndeshjet e para ishin të gjitha miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat