Tjetër juventin, zbulohen 3 bastexhinjtë e radhës në Serie A

Futboll

Tjetër juventin, zbulohen 3 bastexhinjtë e radhës në Serie A

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:08
Roma

Fabrizio Corona zbulon emrat e rinj që luanin baste sportive. Ata janë Federico Gatti (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma) dhe Nicolo Casale (Lazio).

“Faraoni” dhe dy mbrojtësit italianë, dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e basteve sportive, ngjarje që i ka lënë të gjithë pa fjalë në Itali, por jo vetëm.

Corona “kërcënon” se së shpejti do të dalin në pah shumë emra të tjerë nga bota e futbollit, të cilët janë të “sëmurë” pas basteve.

Nicolo Fagioli pranoi fajësinë, bëri marrëveshje me prokurorinë dhe do të pezullohet 7 muaj. Më shumë pritet të dënohet Sandro Tonali.

Ish-mesfushori i Milanit pranoi se ka një varësi nga bastet sportive dhe se ka luajtur në skedinat e tij edhe takimet e kuqezinjve. Dhe tani rrezikon një vit pezullim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat