Laçi nuk njeh humbje me Josën

Futboll

Laçi nuk njeh humbje me Josën

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:51
Laçi

Laçi do të luajë të dielën në transfertë kundër Kukësit, në një ndeshje ku do të kërkojë fitoren e tretë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa vjen pas triumfit me Tiranën në kryeqytet dhe më pas kundër Skënderbeut në Laç.

Në këtë periudhë pauze, bardhezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Kastriotit, ku Josa vëzhgoi gjendjen e të gjithë lojtarëve. Për transfertën në Kukës nuk ka mungesa dhe trajneri do të ndërtojë formacionin më të mirë të mundshëm.

Gjasat për ndryshime në krahasim me dy ndeshjet e fundit janë të pakta.

Ekipi po kalon një formë të mirë dhe në Kukës do të synohet një tjetër trepikësh, që mban Laçin në vendet e para. Më shumë skuadra është stërvitur në këtë periudhë në kompleksin e Pezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat