Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Evertonit

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Evertonit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Merseyside, ku ende nuk ka gol mes Liverpoolit dhe Evertonit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po barazon 0:0 me Evertonin.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp ishin superiorë ndaj rivalit lokal deri tani, ku regjistruan 72% të posedimit të topit dhe 12 tentime për gol, krahas vetëm tri sosh që i kishte Evertoni.

Po ashtu, Evertoni po luan me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me dy të verdhë (minuta e 18’ dhe 37’) të Ashley Young.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat