Rrustem Aliaj: Loja e jonë, fitorja e Vëllaznimit 

Futboll

Rrustem Aliaj: Loja e jonë, fitorja e Vëllaznimit 

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:40
Rrustem Aliaj

Presidenti i klubit të futbollit Suhareka, Rrustem Aliaj, ka përgëzuar për fitore Vëllaznimin e Gjakovës.

Gjakovarët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Suharekës, në takimin e javës së nëntë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

“Loja e jonë, fitorja e Vëllaznimit!

Urojë nikoqirin për fitore, ndërkaq lojtarët tanë i përgëzojë për lojë dhe angazhim. 

Gjatë gjithë ndeshjes lojtarët tanë dominuan në fushë krijuan shumë raste shënimi, por as sesi të shënonin.

Porta e vendësve mbrohej sikur me magji. Nganjëherë duhet të kesh edhe fat për të arritur deri te fitorja.

Fazën e parë të garave e  mbyllëm me humbje, por gara veç sa ka nisur të nxehet dhe na presin në vazhdim shumë sfida e që besojë se ekipi dhe shtabi teknik kanë dije e forcë të arrijmë objektivat e FC “Suhareka”.

Prej pësimit duhet nxjerrë mësimi.

Vazhdojmë tutje! Për ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat