Gati oferta e çmendur për yllin e Real-it

Futboll

Gati oferta e çmendur për yllin e Real-it

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:58
Perez

Gjatë dy viteve të fundit, Vinicius Junior është konfirmuar si një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.

23-vjeçari ka qenë, për në pjesën më të madhe, në formë të shkëlqyer për Real Madridin që kur Carlo Ancelotti mori vendin e trajnerit.

Pritet që Vinicius të qëndrojë te Real Madrid për pjesën më të madhe të karrierës së tij, por skuadra e Arabisë Saudite Al Ahli duket se ka ndërmend ta bëjë të ndryshojë mendim.

Sipas spanjolles Sport, klubi saudit po përgatitin një lëvizje për sulmuesin brazilian.

Zyrtarisht, Vinicius nuk e ka nënshkruar ende kontratën e tij të re me Real Madridin dhe me kontratën e tij aktuale që skadon në fund të këtij sezoni, Al Ahli thuhet se shpreson ta joshë atë në Lindjen e Mesme me një ofertë 200 milionë euro në vit.

Megjithatë, ka shumë pak gjasa që ata të jenë në gjendje ta realizojnë operacionin. Vinicius tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Los Blancos, e cila pritet të zyrtarizohet në javët në vijim.

Në këtë drejtim, tifozët e Realit në mbarë botën mund të qetësohen, pasi Vini duket se nuk ka ndërmend të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat