Bylis i pandalshëm në të parën, fiton Vora dhe Apolonia

Futboll

Bylis i pandalshëm në të parën, fiton Vora dhe Apolonia

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Bylis mori fitoren e pestë radhazi në Kategorinë e Parë duke u konfirmuar si pretendentja kryesore për t’u ngjitur në elitë sezonin e ardhshëm.

Ballshiotët vuajtën në fushën e tyre, por në fund ia dolën të fitonin minimalisht 1-0 ndaj Lushnjes.

Vendimtar për mallakastriotët ishte Marin Abazaj që shënoi në minutën e 86-të teksa pas kësaj fitoreje, Bylis mban vendin e parë me 22 pikë. Ndërkohë, Lushnja mbetet me shtatë pikë në vendin e 10.

Ndërkohë, Vora mori një fitore me shumë vlera në transfertë ndaj Kastriotit me shifrat 2-3. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Silvës, por miqtë përmbysën që në pjesën e parë me anë të Tafas dhe Ranoshtës.

Në fraksionin e dytë, vendasit barazuan shifrat. Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, Prengaj shënoi në të 83-tën për të marrë tre pikë me shumë vlera. Pas kësaj fitoreje, Vora ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vend të katërt bdërsa Kastrioti në vendin e tetë me nëntë pikë.

Në ndeshjet e tjera, Korabi mposhti 1-0 Burrelin, Apolonia mposhti 0-3 Luzin ndërsa Tomori barazoi 2-2 me Besën e Kavajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat