Suksesi ndaj ish-skuadrës, Albano Aleksi nuk fsheh lumturinë: Ia dolëm, u tregoj përse zgjodha Egnatian

Futboll

Suksesi ndaj ish-skuadrës, Albano Aleksi nuk fsheh lumturinë: Ia dolëm, u tregoj përse zgjodha Egnatian

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 17:03
Albano Aleksi

Albano Aleksi, lojtari i Egnatias, u shpreh i lumtur për suksesin 2-3 ndaj Tiranës.

“Është kënaqësi kur luan ndaj ish-skuadrave. E kam kaluar mirë këtu, edhe pse fituam Superkupën, por rëndësi ka që ia kaluam mirë. Kjo ishte një formë sfidë me ish-lojtarët se kemi folur e kemi pasur ngacmime. Ia dolëm dhe kaluam vështirësinë dhe morëm ndeshjen në kontroll. Me kë ngacmoheshim? Me Përgjonin dhe Najdovskin. Me ato kam qenë më afër në periudhën te Tirana, jo shokë, por janë si njerëzit e mi.

Pse zgjodha Egnatian? Egnatia ka qenë më këmbëngulëse për të më pasur në gjirin e saj dhe kur më kërkon dikush me ngulm unë vete me dëshirë se edhe punën e bëj më me dëshirë.

Kam ndryshuar, do bëj punën time pa bërë llafe me kundërshtarët dhe tifozët. Njeriu ndryshon dhe mëson nga gabimet, rëndësi ka qe kemi ekipin e mirë dhe sot morëm tre pikët.

Eshtë një skuadër që lufton për titullin kampion dhe kundërshtar direkt, dhe kjo të bën më shumë të ecësh para dhe ne kishim ardhur për fitore. E them me siguri të plotë se jemi shumë të qetë .Menduam që Tirana është është nën presion dhe dukej sepse po gabonte pasime, ishim përgatitur për gabimet e Tiranës dhe aty i goditëm”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat