Kuqezinjtë, dy ndryshime në formacion ndaj PSG-së

Futboll

Kuqezinjtë, dy ndryshime në formacion ndaj PSG-së

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:15
Pioli - djathtas

Pas humbjes së dytë të sezonit, trajneri i kuqezinjve e gjen veten në prag të Ligës së Kampionëve dhe synon, edhe një herë, ta shpagojë veten në Europë, të largojë zhgënjimin e hidhur të kampionatit. Problemi është se këtë herë kundërshtari është një PSG, jo Newcastle modest i “San Siros”.

Pra, kthimi me pikë në xhep nga udhëtimi në Paris do të ishte diçka e këndshme. Pavarësisht kësaj, në “Casa Milan” vazhdojnë të përsërisin, si një mantra, filozofinë e përpjekjes për të fituar kudo, përfshirë “Parce des Princes”. Gjë që në një farë mënyre sugjeron se skuadra kuqezi do të përshtatet siç duhet me kundërshtarin, pa kursyer asgjë.

Pioli, brenda kësaj jave do të përfundojë udhëtimin po ashtu shumë të rëndësishëm drejt Napolit, ndaj domosdo duhet të lejojë dikë “të marrë frymë”. Maignan dhe Theo Hernandez e bënë këtë për shkak të skualifikimit ndaj Juventusit, ndaj edhe për këtë arsye do të jenë rregullisht në vendin e tyre kundër PSG.

Ka dilemma për Calabria dhe Adli. I pari mund t’i hapë rrugë Kalulu, sepse është mirë në lojë të hapur, por kundër shpejtësisë së Mbappe është e dobishme të vendoset një lojtar i shpejtë në korsinë e yllit francez. I dyti, megjithatë, do t’i bëjë vend Krunic, më solid para mbrojtjes, pas rikthimit të tij mjaft traumatik ndaj Juventusit.

Për pjesën tjetër do të varet nga të dyshuarit e zakonshëm, me Tomori dhe Thiaw që kompletojnë repartin mbrojtës. Gjermani duhet të konfirmohet në rol pavarësisht mbrëmjes së keqe kundër bardhezinjve, Reijnders dhe Musah në mes të fushës, me treshen e zakonshme të formuar nga Pulisic, Giroud dhe Leao në sulm.

Nuk do të jetë Loftus-Cheek, ende i pa rikuperuar plotësisht. Pioli shpreson ta ketë gati për Napolin. Prandaj, nuk do të ketë shumë alternativa për të provuar ta ndryshojë thelbësisht manovrën e kuqezinjve. Në të djathtë, për shembull, Pulisic nuk ka një zëvendësues për shkak të dëmtimit të Chukwueze.

Okafor dhe Jovic mund t’i japin një dorë Milanit kur të jetë e nevojshme. Florenzi dhe Calabria gjithashtu, si dhe Adli në rast se do të ishte e nevojshme të ngrihej niveli i cilësisë në driblim. Misioni, gjithsesi, është të merren pikë në Paris dhe më pas të luhet për kualifikim në tri ndeshjet e fundit të fazës në grupe (PSG dhe Dortmund në “San Siro”, Newcastle jashtë). Transferta pariziene nuk do të jetë vendimtare, por mbetet e rëndësishme, sepse mund t’i ndërlikojë pozitat e Milanit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat