Saiti shumë i lumtur që shënoi gol në fitoren e Bashkimit

Futboll

Saiti shumë i lumtur që shënoi gol në fitoren e Bashkimit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:23
Saiti

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova në fundjavë shënoi fitore me rëndësi kundër Karaormanit në Strugë me rezultat 2:1, në javën e 9-të të Ligës së dytë të RMV-së.

Në përbërjen e Bashkimit në atë ndeshje është gjendur edhe Hebib Saiti, i cili në minutën e 79-të të lojës shënoi golin e parë në fanellën e skuadrës kumanovare, gol i cili në fund doli të ketë vlerën e tre pikëve të mëdha.

Ai pranoi një top nga kapiteni Burhan Aliji, pastaj u fut brenda zonës së rreptësisë, me një driblim e rrëzoi mbrojtësin kundërshtar dhe me gjuajte precize e mposhti portierin vendës.

Ishte ky goli i parë sezonal për sulmuesin 18-vjeçar në bluzën e Bashkimit.

“Jam shumë i lumtur me golin dhe fitoren e Bashkimit.

Të shënosh gol për klubin e zemrës ndjenja është e papërshirueshme. I falënderojë Durim dhe Burak Hydën që ma dhanë rastin të tregoj aftësitë e mia në këtë ndeshje.

Shpresoj të vazhdojë kështu”, deklaroi për Open-TV, Hebib Saiti, i cili te Bashkimi erdhi nga Kumanova 2010.

Pas javës së 9-të , bashkimi gjendet në3 vendin e gjashtë me 16 pikë. Në javën e ardhshme, kumanovarët e presin Vardar Negotinën në Reçicë të Madhe të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat