Polemikë para Feyenoordit dhe Lazios

Futboll

Polemikë para Feyenoordit dhe Lazios

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:04
Slot

Lazio udhëton drejt Holandës për ndeshjen e radhës në Champions League teksa bardhekaltërit luajnë ndaj Feyenoord. Pak orë para ndeshjes, trajneri i italianëve Maurizio Sarri theksoi se tifozët holandezë nuk kanë sjellje korrekte në ambientet e brendshme dhe të jashtme të stadiumit.

Megjithatë, këtyre fjalëve i është përgjigjur menjëherë tekniku i Feyenoord, Arne Slot i cili shprehet se edhe pse Sarrit nuk i pëlqen, tifozët holandezë janë të apasionuar pas futbollit.

“Besoj se Sarrit nuk i pëlqen vetëm një pjesë e futbollit holandez, ndoshta sepse këtu në Holandë jemi të çmendur për futbollin. Ndoshta ka edhe të drejtë sepse ka pasur raste kur janë hedhur edhe sende në fushën e lojës, në vitin e kaluar lojtarët e Lazios u goditën me gota birre.

Gjithsesi, tani kemi rrjeta dhe tifozët nuk do të hedhin sende. Megjithatë, e ftoj Sarrin të shoh përtej kësaj dhe të shohë edhe spektaklin që krijohet. Shpresoj që atmosfera që do të krijohet të jetë e mrekullueshme dhe tifozët të mos hedhin sende në fushën e lojës”, u shpreh Slot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat