Radha e një tjetër braziliani për të rinovuar me Realin

Futboll

Radha e një tjetër braziliani për të rinovuar me Realin

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:53
Rodrygo

Reali i Madridit do të zyrtarizojë këtë të enjte rinovimin e kontratës së Rodrygos deri në vitin 2028, pra një sezon më shumë nga kontrata që u nënshkrua sot me Vinicius Junior.

Rodrygo kishte rënë dakord të zgjaste kontratën e tij disa kohë më parë, por drejtuesit e Realit kishin vendosur që zyrtarizimet e rinovimeve të ndodhnin pas ceremonisë së Topit të Artë. Lojtarët e radhës që do të rinovojnë kontratën janë Camavinga dhe Fede Valverde.

Braziliani do të ketë, ashtu si Vini, një klauzolë largimi prej 1 miliard eurosh, çka do të thotë se asnjë klub, sado i pasur të jetë, nuk mund t’i afrohet për ta shkëputur para kohe nga klubi “merengues”.

Sulmuesi brazilian ka shënuar vetëm dy gola në 13 ndeshje gjithsej këtë sezon, shifra që nuk përputhet me atë që pritet prej tij. Megjithatë, si ai ashtu edhe klubi shpresojnë se do të kthehet shumë shpejt si goleador.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat