Pochettino: Nkunku u transferua që të shënonte gola

Futboll

Pochettino: Nkunku u transferua që të shënonte gola

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:36
Pochettino

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Blackburn në Carabao Cup.

“Nuk është e drejtë të flas për rezultatet tani, ka shumë detaje që bëjnë diferencën dhe gjithmonë duhet pak fat.

Mendoj për shumë situata që na kanë ndodhur, për shembull dëmtimi i Nkunku.

Ai është lojtari me të cilin kemi firmosur me qëllim që t’i japë sa më shumë gola skuadrës dhe për të na ndihmuar të jemi në një pozicion tjetër në tabelë, por ne kurrë nuk e kemi pasur në gatishmëri atë.

Duhet të jemi më agresivë në një periudhë të vështirë si kjo dhe ndoshta duhet të japim edhe pak më shumë nga vetja jonë”, është shprehur trajneri argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat