Broja sqaron shokun e keqkuptuar

Futboll

Broja sqaron shokun e keqkuptuar

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Armando Broja

Rikthim me gol dhe largim mes duartrokitjesh, ja nota e Brojës në derbin e Londrës!

Armando Broja dhe Connor Gallagher, në një diskutim sqarues për festën me shqiponjë të sulmuesit kuqezi.

Sa herë që Broja e dërgon topin në rrjetë, pjesë e festës së tij është dhe formimi i shqiponjës me kryqëzimin e duarve, që shpesh e kemi parë edhe nga futbollistë të tjerë të mëdhenj, por që nuk ka asnjë lidhje me gjestin e shqiptarëve.

Në një video të postuar në Instagramin e Chelsea-t, Gallagher thotë se mendonte që “shqiponja” e Armandos ishte një tribut për Nicolas Anelka, një ish-sulmues i bluve të Londrës, që dikur festonte duke formuar me duar shqiponjën, por “bomberi” kuqezi e sqaron se është simboli në flamurin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat