Rasti i Beogradit dhe Sahit Kelmendi, Millosh Driziq e di mirë këtë punë

Futboll

Rasti i Beogradit dhe Sahit Kelmendi, Millosh Driziq e di mirë këtë punë

Nga: K. Goca Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:56
Sahit Kelmendi dhe Millosh Driziq

Ish futbollisti i mirënjohur, Sahit Kelmendi, gjithmonë do të mbetet figura më interesante në fushën e lojës dhe prej më të guximshmëve, që nuk e ka pas problem edhe të përballet fizikisht me serbë.

Duhet kujtuar edhe një herë, se historia e rrahjes mes shqiptarëve dhe serbëve ka filluar qysh herë në stadiume dhe palestra sportive.

Sahit Kelmendi, për dy vite ka qenë edhe kapiten i KF Prishtinës në gjeneratën e artë, edhe sot mbahet mend kur e rrahu midis Beogradit provokatorin e madh Millosh Driziq.

Ka qenë me 20 mars të vitit 1988, në ndeshjen që u zhvillua paradite mes Radit dhe Prishtinës, ku Mensur Nexhipi e humbi penalltinë në minutën e 4-të.

Prishtina pësoi humbje me rezultat 1:0 në takimin e javës së 20-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Sahit Kelmendi me fanellë të bardhë dhe me numër 4, shihet në video në minutën 1.35 sekonda. 

Pas ndeshjes shtatlarti Drziq, provokator i madh, është nokautuar nga trimi Sahit Kelmendi, përfshihen në rrahje masive edhe Xhevdet Murqii dhe Abdyl Bellopoja.

Të rrihesh midis Beogradit me serbë, kjo ka qenë më shumë se trimëri. 

Kjo është histori që gjithmonë duhet kujtuar për faktin se shqiptarët ishin halë në sy edhe me klubet sportive siç ishte KF Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat