Pjesa e parë: City në epërsi, Brightoni në disavantazh kundër Evertonit

Futboll

Pjesa e parë: City në epërsi, Brightoni në disavantazh kundër Evertonit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City gjendet në epërsi prej 3:0 ndaj Bournemouthit.

Golat për kampionin anglez deri tani i shënuan Jeremy Doku (minuta 30’), Bernardo Silva (minuta e 33’) dhe Manuel Akanji (minuta e 37’).

Ndërkaq, në disavantazh gjendet skuadra e Brightonit, e cila po humbet 1:0 kundër Evertonit.

Rezultatet e pjesës së parë:

Brentford 1:2 West Ham

Burnley 0:1 Crystal Palace

Everton 1:0 Brighton

Manchester City 3:0 Bournemouth

Sheffield United 0:0 Wolverhampton 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat