Derbi i madh i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Derbi i madh i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 23:14
Shkëndija

Struga - Shkëndija është derbi i xhiros së 13-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në fuboll.

Dy nga tre fituesit e titullit kampion në 3 edicionet e fundit ndeshen mes veti në një duel të rëndësishëm në garën e re për titullin kampion e ku konkurrent direkt janë Shkëndija e Struga.

"Kuqezinjtë tanë në 12-të xhirot paraprake kanë bërë më mirë, përfshi edhe një fitore direkte 1:0 ndaj Strugës dhe ne 25 pikë ndajmë kreun me Shkupin. Gjithsesi, kjo përballje shihet si mundësi kthese për Shkëndijën që dy ndeshjet e fundit në Tetovë la 4 pikë në duelet me Brerën dhe Voskën (barazime 1:1). 

Struga momentalisht mban vendin e 3 me 24 pikë, një më pak se Shkëndija e Shkupi.

Këtë vjeshtë janë mundur katër herë, edhe atë nga Brera (1:2), Shkupi (2:0), Shkëndija (1:0) dhe Gostivari (2:1). Humbjes nga Gostivari fundjavën e shkuar i’u përgjigjën me triumf bindës 4:0 të mërkurën ndaj Vardarit në duelin e prapambetur. 

Skuadra

Pa lojtarë të pezulluar dhe të dëmtuar trajneri Nuhiu mund të llogarisë në giithë futbollistët për duelin me Strugën (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani). 

Përballja Struga -Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Strugë", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat