Ahmataj gati të përfitojë

Futboll

Ahmataj gati të përfitojë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Skënderbeu dhe Tirana luajnë sot në 17:00 një ndeshje, e cila do të thotë shumë për të dy ekipet.

Nga njëra anë vendasit kërkojnë me dëshpërim tri pikët pasi në të kundërt do të ishte takimi i pestë radhazi pa fitore (në katër duelet e fundit kanë marrë vetëm një pikë).

Gjithashtu fitorja është objektiv edhe për Tiranën pasi vetëm kështu do të kuptonte nëse fitorja e arritur me Teutën pak ditë më parë nuk ka qenë një rastësi. Të dy trajnerët  nisin dot ndeshjen nën trysni dhe për këtë arsye pritet të jetë një takim mjaft i luftuar.

Në konferencën e djeshme për shtyp Julian Ahmataj theksoi se kishte disa mungesa për shkak dëmtimi. “Kemi mungesa por kemi edhe lojtarë të tjerë në rikuperim ose me dëmtime dhe nuk e di nëse do të jenë. Por skuadra ka forca për të përballuar ndeshjen dhe ka lojtarë me cilësi në përbërjen e saj. Eksperimente nuk do të ketë.

Do të jenë të njëjtët lojtarë, si të rinjtë ku bën pjesë edhe Qefalija. Janë pjesë e rëndësishme e skuadrës për t’i dhënë ndihmë ekipi kur ka nevojë”, tha pasuesi i Shehit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat