Carragher zbulon dy arsyet përse Arsenali nuk mund të fitojë Premier League

Futboll

Carragher zbulon dy arsyet përse Arsenali nuk mund të fitojë Premier League

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:25
Jamie Carragher

Arsenali pësoi humbjen e parë të sezonit në Premier League teksa ecuria e tyre e pamposhtur mori fund të shtunën në “St.James’ Park” ndaj Newcastle.

Topçinjtë e Londrës u neutralizuan mjaft mirë nga “Magpies”, të cilët nuk lejuan skuadrën e Artetës të dilte në lojën e zakonshme, por episodi që ndezi polemikat ishte goli i Anthony Gordon në pjesën e dytë, një gol i cili vendosi dhe fatet e takimit.

Goli i shënuar nga ish-lojtari i Evertonit u verifikua për tri shkelje gjatë momentit të shqyrtimit nga trupa e VAR-it. Fillimisht, për daljen jashtë vijës fundore, më pas për faullin e shkaktuar nga Joelinton në momentin e pasimit me kokë dhe më pas për pozicionin jashtë loje të Gordon që e shtyu topin në rrjetë me portën e boshatisur. Pretendime që u rrëzuan të gjitha me monitorimin e VAR-it, që golin e konsideroi të rregullt dhe i dha sinjalit kryesorit Stuart Atëell për të vijuar lojën.

Protestat e Arsenalit ishin të shumta, më të theksuara nga Mikel Arteta në përfundimin e ndeshjes, por përtej episodit të diskutueshëm, ish-lojtari i njohur i Liverpool, Jamie Carragher, tashmë analist i Sky Sports, Arsenal nuk po shfaq mjaftueshëm cilësi për të fituar titullin.

“Mendoj se afrimi i Declan Rice e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme Arsenalin. Sidoqoftë, vendimi i Artetës për të ulur në stol Ramsdale dhe për të aktivizuar si titullar David Rayan më duket i gabuar, për më tepër që spanjolli nuk po e ndihmon skuadrën.

Në krahasim me sezonin e shkuar, më duket sikur po shoh një skuadër tjetër. Ata janë më solidë në mbrojtje, por nuk kanë krijimtarinë e duhur në sulm. A ka në dispozicion Arsenali një sulmues dhe një portier të klasit botëror? Nuk mendoj kështu. Kur të plotësohen këto reparte, atëherë mund të rivalizojnë Cityn për titullin kampion”, përfundoi Jamie Carragher. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat