Totti po kërkon një shtëpi të re

Futboll

Totti po kërkon një shtëpi të re

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Francesco Totti

Më shumë ndryshime në jetën private të Francesco Tottit.

Sipas asaj që raporton e përjavshmja “Chi”, ish-futbollisti i shquar italian ka vendosur të largohet nga super “penthouse” në Romën veriore, ku u zhvendos një vit më parë për të jetuar me partneren e tij të re, Noemi Bocchi.

“Një vit bashkëjetesë në shtëpinë e re me Noemi e tij dhe sot, Francesco Totti, në marrëveshje me partneren, – raporton revista italiane, – është në kërkim të një shtëpie të re. Pse? Dëshmi për një familje më të zgjeruar?”

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Tottit dhe Ilary Blasi mbeten të tensionuara, edhe pse ish-kapiteni i Romës ka shprehur dëshirën për ta riparuar raportin me ish-bashkëshorten për të mirën e fëmijëve të përbashkët që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat