Mbappe: PSG në finale të Champions?

Futboll

Mbappe: PSG në finale të Champions?

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:18
Kylian Mbappe

PSG nuk pati një mbrëmje aspak të mirë ditën e djeshme, pasi francezët u mposhtën në “San Siro” nga Milan me shfirat 2-1.

Një nga emrat më të mëdhenj të fushës, Kylian Mbappe, ishte në hije pikërisht për këtë sfidë tepër të rëndësishme.

Megjithtatë, sulmuesi francez mbetet me këmbë në tokë.

I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të ndeshjes në Milano nëse PSG do të shkojë në finalen e Champions League, Mbappe në fakt ka dhënë një përgjigje tepër modeste.

“Ne në finale të Champions League? Për momentin e vetmja gjë që ka rëndësi është mposhtja e Newcastle në sfidën e ardhshme”, ka thënë Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat