Vdekja e Duamenës, reagon edhe ish-kapiteni legjendar Asamoah

Futboll

Vdekja e Duamenës, reagon edhe ish-kapiteni legjendar Asamoah

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:34
Gian Asamoah

Reagimet nga bota e sporti pas vdekjes tragjike të Rafael Duamenës kanë qenë të shumta.

Mes tyre, nuk mund të mungonte ajo e një ish-futbollist shumë të njohur ganez, Gian Asamoah.

Ish-sulmuesi, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite në radhët e kombëtares së Ganës, ka bërë një postim për bashkëkombësin e tij, i cili u nda nga jeta sot pas kolapsit që pësoi në fushën e lojës në stadiumin e Rrogozhinës.

“U prehsh mirë vëlla. Hmmmm jeta”, shkruante ai në postimin e tij në “X” që e shoqëronte me foton e lojtarit të ndarë në mënyrë tragjike nga jeta sot në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat