Çfarë ka thënë Morati?

Futboll

Çfarë ka thënë Morati?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 15:21
Morati

“Kishte ardhur koha e shumë parave.

Tashmë kishte shenja se si do të bëhej bota e futbollit.

Presidenca ime ishte e futbollit të një familjeje, madje duhet të them e një njeriu të vetëm. Ajo më pas ka ndryshuar shumë, nuk mund ta mbash i vetëm një top-klub të këtij niveli si Interi”.

Kështu tha Massimo Moratti për “Gazzetta di Parma”, duke iu referuar vendimit për ta shitur Interin tek Erick Thohir. Lamtumira e tij nga klubi zikaltër ndodhi saktësisht 10 vite më parë, më 15 nëntor 2013.

Në këtë intervistë, Moratti, ish-presidenti historik zikaltër, zbulon se si nuk i mungon Interi sepse “thjesht nuk pata kohë ta humbisja.

Unë e ndjek Interin si tifoz, natyrisht ndjej një atmosferë të mirë rreth ekipit. Për momentin duket solid dhe konstant në performancën e tij”.

Nuk është një stadium modern dhe i kohës, por dashuria e Moratti mbetet për “San Siron”: “Personalisht nuk shoh arsyen për ta shembur atë. Është një simbol i futbollit milanez dhe, në fund të fundit, i të gjithë qytetit të Milanos”.

Për të kaluarën e tij si president, ai kujtoi: “Shkëmbimi midis Ibra dhe Eto’o ishte goditja më e bujshme, madje më e madhe se marrja e Ronaldos”. Mbi lojtarët e tjerë qëndron emri i Recoba (“ai është lojtari që më emocionoi më shumë, më kujtonte Corso), ndërsa keqardhja më e madhe ka emrin e Andrea Pirlos: “Shitja e tij te Milani ishte gabim. Ndoshta duhet të kishim pritur…”

Së fundi, një konsideratë për futbollin e sotëm: “Me të drejtë habitemi nëse një lojtar vë baste për ndeshjet, por harrojmë se ka klube të sponsorizuara nga kompanitë e basteve. Ky nuk është futbolli që më pëlqeu dikur dhe më pëlqen tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat