Poloni - Çeki, sfida mes shumë të panjohurave

Futboll

Poloni - Çeki, sfida mes shumë të panjohurave

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Pamje nga një ndeshje

Është një moment i vështirë për Poloninë dhe trajnerin Mihal Probiezh.

Përfaqësuesja polake do të presë Republikën Ceke, përballje e vlefshme për Grupin E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Polonia mban vendin e tretë në grup me 11 pikë e ka vetëm një ndeshje për të zhvilluar, ndërsa cekët janë në vendin e dytë me një pikë më tepër.

Fitorja mund të mos mjaftojë për polakët, për të arritur paraqitjen e saj të pestë radhazi në finalet e Kampionatit Europian, pasi një fitore ndaj Republikës Çeke do të ishte e kotë, nëse Çekia në ndeshjen e fundit që do e luajë nda Moldavisë do të arrijë të marrë një fitore.

Polakët duhet të fajësojnë vetëm veten e tyre në këtë fushatë eleminatore, pasi nuk kanë qenë në gjendje të kenë një ecuri pozitive, me 3 fitore, një barazim e tre humbje. Pavarësisht këtij momenti negativ, duhet thënë se asnjë skuadër nuk e ka mposhtur Poloninë në shtëpi në kualifikueset e kampionatit europian në më shumë se 17 vjet, me 15 fitore e katër barazime, statistika që duhet të rrisin me patjetër besimin e lojtarëve.

Data 17 nëntor, mund të jetë një natë e vecantë për cekët. Federata e Futbollit u ka vendosur në dispozicion tifozëve një tren ekspres për të udhëtuar në Poloni e për të mbështetur fuqimisht përfaqësuesen e tyre, pasi edhe një barazim, miksuar me fitoren e Shqipërisë ndaj Moldavisë, do të bënte që Republika Çeke të kualifikohej për në kampionatin europian që do të zhvillohet në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat