Portugalia pa telashe ndaj Lihteshtejnit, shënon edhe Ronaldo

Futboll

Portugalia pa telashe ndaj Lihteshtejnit, shënon edhe Ronaldo

Nga: K. G. Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:43
Portugalia

Portugalia ka shënuar fitoren e nëntë rresht apo ka statistikën e qind për qindtë në Grupin J.

Portugezët regjistruan fitore rutinore me rezultat 2:0 në konak të Lihteshtejnit.

Vendasit rezistuan vetëm në pjesën e parë por jo edhe në të dytën. 

Golat i shënuan Ronaldo (46') e Cancelo (57’’).

Portugalia kryeson me 27 pikë, pasojnë Sllovakia me 19, Luksemburgu 14, Islanda 10, Bosnja e Hercegovina 9, Lihteshtejni 0 pikë.

Portugalia dhe Sllovakia kanë siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat